Kishte pasuri marramendëse, ndahet nga jeta biznesmeni i njohur (EMRI+FOTO)

Ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare miliarderi indian Rakesh Jhunjhunwala.

Jhunjhunwala, i cili bëri një pasuri nga tregu i aksioneve, vdiq të dielën në një spital në qytetin e Mumbait.

Shkaku i vdekjes ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por mediat kanë mësuar se bëhet fjalë për një mosfunksionim të veshkave.

I quajtur shpesh Warren Buffett i Indisë, Jhunjhunwala, sipas revistës Forbes, kishte një pasuri neto prej rreth 5.8 miliardë dollarësh.

Ai ishte pjesë e një brezi investitorësh që përfituan nga reformat historike të vitit 1991, të cilat hapën ekonominë e Indisë.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *