Deputeti ngre aIarmin: Çmimi do dyfishohet, prindërit do detyrohen që…

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pas lajmit për nisjen e reduktimeve të energjisë elektrike.

Sipas tij, me këtë ritëm, “me këtë paaftësi qeverisë, nuk përjashtohet situata ku çerdhet, shkollat, qëndrimet ditore nuk do të kenë me çka t’i ngrohin klasat e tyre”.

Ai shkruan se çmimet e produkteve esenciale janë rritur për 14,2%.

“Çmimet e produkteve esenciale, si ushqimi, deri sot janë rritur për 14,2%. E deri në dhjetor?Këtë dimër familjet kosovare do të duhet të zgjedhin bukë të shtrenjtë apo dru/pelet/rrymë të shtrenjtë për ngrohje… nëse do të mund të gjejnë dru/pelet/rrymë për të blerë”, shkruan ai ndër të tjera.

Dimër mesjetar po na vjen. Qeveria rrudhë krahët… as frigoriferi i famshëm s’do të ju ketë rrymë.

Reduktimet e rrymës 6-2 në mes të gushtit. E në dimër?

E kur s’punon KEK-u s’do të ketë as ngrohje qendrore.

Çmimi i rrymës pritet të dyfishohet.

Çmimet e produkteve esenciale, si ushqimi, deri sot janë rritur për 14,2%. E deri në dhjetor?

Këtë dimër familjet kosovare do të duhet të zgjedhin bukë të shtrenjtë apo dru/pelet/rrymë të shtrenjtë për ngrohje… nëse do të mund të gjejnë dru/pelet/rrymë për të blerë.

Me këtë ritëm, me këtë paaftësi qeverisë, nuk përjashtohet situata ku çerdhet, shkollat, qëndrimet ditore nuk do të kenë me çka t’i ngrohin klasat e tyre. Do t’i detyrojnë prindërit t’i kthejnë fëmijët në shtëpi… ku as atje s’kanë ngrohje e as rrymë. Kush do t’i kryej punët e këtyre prindërve në vendet e tyre të punës… ku s’ka as ngrohje e as rrymë?

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *