E pazakontë në futboll, tifozi merr makinën dhe tenton të shtypë arbitrin (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Afrikën e Jugut, ku një makinë futet në fushën e futbollit për të shtypur arbitrin.

Një nga këto ngjarje, ka ndodhur në Afrikën e Jugut, në divizionin e tretë të futbollit ku tensionet ishin të larta brenda dhe jashtë fushës. Vendimet e arbitrit u quajtën të paqena nga disa tifozë, por njëri prej tyre mori guximin të bënte një veprim të frikshëm.

Ky tifoz, kërcënoi arbitrin në debat e sipër duke i thënë: “Tani do të vij atje dhe do ta tregoj unë”. Të tjerët mendonin se janë vetëm disa fjalë që shpesh ndodhin në futboll, ku tifozët kanë pakënaqësitë e tyre ndaj arbitrave. Por tifozi e kishte seriozisht gjithçka.

Ai i hypi makinës së tij, e ndezi dhe i dha gaz duke u drejtuar në drejtim të fushës për të shtypur arbitrin. Lojtarët filluan të vraponin dhe u larguan me shpejtësi për t’i shpëtuar veprimit që mund të rezultonte fatal. Fatmirësisht, ashtu si lojtarët, arbitri arriti t’i shmangej makinës.

Sipas raportimeve vendase, policia arriti të arrestonte tifozin.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *