Sa e ëmbël! Einxhel Shkira konfirmon shtatzëninë: Ëndrrat bëhen realitet (VIDEO)

Prej kohësh në mediat rozë ishte përfolur se Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ndonëse moderatorja e mohoi fillimisht lajmin, madje reagoi me ironi, në rrjet qarkulloi një foto ku dukej qartë barku i rrumbullakosur i saj.

Mirëpo, sot dyshimet morën fund një herë e mirë! Ish-banorja e “Big Brother VIP” vendosi të ndajë lajmin e bukur me ndjekësit e saj n Instagram. Me një video shumë të ëmbël, bashkë me partnerin e saj, Arbër Gumnishta, Einxhel na zbuloi sesi duket në pritje të ëmbël!

“Kur ëndrrat bëhen realitet dhe realiteti është më i bukur se çdo ëndërr në jetë…Kur e do aq shumë jetën sa toka të duket si parajsë dhe ti po qëndron mbi re…Kur ti gjen atë shpirtin binjak dhe Zoti buzëqesh sepse e di që është momenti të të bekojë me dhuratën më hyjnore… Kur thjesht një prekje dore kthehet në një prekje Jete…dhe ne mezi po presim të të prekim duart e tua te vogla”, shkroi ajo.

Kujtojmë që romanca e dyshes filloi brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ dhe ata vazhduan të jenë çift edhe jashtë shtëpisë së famshme.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *