Pasi Einxhel dha dje lajmin e ëmbël se ajo dhe Dj Dagz jan në pritje të një bebushi, të shumtë kanë qenë personazhet publik që janë emocionuar.
Mes tyre edhe Arbana Osmani.
Moderatorja e “Big Brother VIP” entuziaste për lajmin ka ndarë në Instagramin e saj momentet më të bukura sipas saj të reality shoë-t.
Por e gjeni dot kë harroi?
Pikërisht Donaldin, të cilin vetë moderatorja e ka quajtur lezetin e “Big Brother VIP”.
Pas Donaldit gjithashtu edhe Beatrixën të cilës i dhuruan një tufë me momente të pakëndshme para gjithë Shqipërisë.
Pra për Arbanën “Big Brother” paska qenë i bukur me Sabianin, Fifin, Dagz dhe PM, Einxhel, Iliri, por pa Donaldin dhe pa Beatrix. Ndjekës e komentues të shumtë kanë “reaguar” në këtë postim të Arbanës duke kujtuar se kush e bëri shoë-n e vërtetë i cili i mbushi mirë xhepat e produksionit.