Arian Çani prej disa vitesh tashmë ka moderuar “Zonë e Lirë” në Tv Klan.
Mediat kanë shkruar sot se moderatori ka marrë vendimin të largohet nga ky televizion.
Ndërsa thuhet se “Zonë e Lirë” do të transmetohet në ABC News, por ende nuk ka ndonjë reagim as nga ana e moderatorit as nga televizioni.
Nuk dihet ende nëse largimi i Çanit është si pasojë e ndonjë debati apo oferte më të mirë për moderatorin.
“Zonë e Lirë” e filloi transmetimin në Telenorba në vitin 2003, për t’u transferuar më pas në Vizion Plus e ndërsa prej vitesh tashmë transmetohej në TV Klan.