E njihni se kush është? Aktori i madh shqiptar feston ditëlindjen, ja sa vjeç bën ai sot (Foto)

Aktori Kristaq Skram lindi ne Vlore, me 16 gusht dhe sot feston ditëlindjen e 66.

Ka mbaruar Institutin e Larte te Arteve ne Tirane, dega Drames, ne 1981 dhe fill me pas eshte emeruar aktor prane teatrit “Petro Marko” Vlore.

Qysh ne vitin 1977 u aktivizua si protagonist, me rolin e Bujarit, ne nje nga dramat me te suksesshme te ketij teatri Rruga “Budi 723”.

Gjate 21 vjeteve te veprimtarise artistike si aktor ka realizuar rreth 50 role. Eshte protagonist ne 12 filma shqiptare.

Ne Festivalet VIII dhe IX te Filmit Shqiptar eshte vleresuar me cmime per realizime artistike (filmat Duaje emrin tend dhe Pranvera s’erdhi vetëm).

Ndër figurat me te spikatura ne skenen e teatrit jane ato qe ka luajtur ne dramat: Rruga “Budi 723”, Shoku Zylo, Kumtesa e 7, Sezoni dimeror i kafe Rivieres, Tri mendje ne ankand, Rinoceronti, Blerta… etj..!, Larg Otrantos, Sakrifica, Njeriu i Bores, Morsa, Para Semaforit. Ka vene ne skene edhe disa shfaqje si regjisor (Morsa, Terroristi i nje qyteti, Ah, veshkat e mia!, Kaloresit).

Perveçse si aktor, 12 vjet punoi si drejtor i Teatrit te Vlores, ndersa ne vitin 2006 u emërua drejtor i Teatrit Kombetar.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *