Ne i morëm turistët! Greqia sapo çoi 751€ pagën minimale, uli dhe taksat që të përfitojnë shqiptarët

Pavarësisht se çfarë politikash për rritjen e standardit të jetesës mund të ndërmarrë Greqia për qytetarët e saj krahasuar me Shqipërinë, një gjë është e sigurt: “Ne i kemi rrëmbyer këtë sezon veror Greqisë turistët”,-sipas Mirela Kumbaros.

Protothema raporton se qeveria greke po përshpejton vendimet për rritjen e pagës minimale në 751 euro dhe për heqjen ose të paktën përgjysmimin e taksës që rëndon mbi profesionistët, ku krijohen lehtësira edhe për emigrantët shqiptarë.

Tashmë ka nisur puna përgatitore për këto masa në mënyrë që vendimet të merren më herët falë njoftimeve nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis gjatë fjalimit të tij në Ekspozitën Ndërkombëtare të Selanikut (TEF).

Synimi është, nga njëra anë, që paga e re minimale të zbatohet në fillim të vitit 2023 taksimi të jetë më i ulët, nëse ende jo zero, gjë që do shqyrtohet gjatë vitit të ardhshëm.

Në shtator qeveria po planifikon të ndryshojë profilin e saj politik në ekonomi.

Në arsenalin e saj do të ketë të ardhurat ekstra që mbledh çdo muaj për shkak të rrjedhës së kënaqshme të mbledhjes së taksave, por edhe hapësirës ekstra fiskale që vjen nga ecuria e turizmit dhe rimëkëmbja më e gjerë e ekonomisë.

Paga minimale në Shqipëri pësoi 20 mijë lekë të vjetra rritje nga viti 2021 në vitin 2022 duke e çuar në 320 mijë lekë të vjetra ose 270€./JOQALBANIA

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *