Prapaskenat! Plani i Ramës për të nxjerrë nga politika me ligj Berishën dhe Metën

Ndonëse në këtë muaj të nxehtë gushti, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë ngërthyer në një protagonizëm të ashpër se cili nga te dy ka potencial më të madh opozitar, kundërshtarët e tyre socialistë po planifikojnë ti heqin qafe nga politika parlamentare.

Gjithnjë e më shumë po flitet për ndyshime ligjore që do të pengonin një kandidim të ardhshëm të Ilir Metës, të cilit në shtator parlamenti do ti “zbulojë” dosjen e spiunit, çka do të bëhet shkas që më pas atij ti hiqet e drejta për të kandiduar dhe për tu zgjedhur.

Një truk i ngjashëm po përdoret edhe ndaj Berishës. Socialistët në pushtet po planifikojnë një amendim të ligjit të dekriminalizimit duke përfshirë në të edhe ‘djegjen” e personave që janë shpallur non grata nga aleatët tanë perendimore.

Një gjë e tillë e cila kërkon ndryshime kushtetuese me 94 vota do të bëhet vetëm me bashkëpunimin e mundshëm të deputetëve të PD-së që mbështesin linjën Basha.

Interesant është fakti se diplomatë amerikanë i’a kanë kërkuar personalisht Edi Ramës ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit që përpara se të shpallin Berishën non grata, por kryeministri e rrefuzoi këtë kërkesë me arsyetimin se po e shndërruan këtë në ligj, ky nen mund të përdorej për të shantazhuar politikanët shqiptarë me nxjerrjen nga politika prej vendeve perendimore që nuk janë “aq vllazërorë sa amerikanët ndaj nesh”.

Fakti që Rama po adopton shprehjen “vetëm budallenjë nuk ndryshojë mendje” tregon se ai i tr embet sinergjisë opozitare që mund të krijojnë Berisha dhe Meta, që sado opozitë të gabuar të bëjnë, nuk do të përsërisin fabulën e një opozite të kapur.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *