Tashmë është kthyer në një diçka të zakonshme ku pjesën më të madhe të makinave luksoze në Shqipëri e sheh me targa të personalizuara, ku mbajnë emra të çuditshëm.
Një ditë më parë raportuam për një makinë luksoze me targën e personalizuar “DR63OGA” që lëvizte nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa së fundmi, gazetari Armand Bajrami na tregon një tjetër targë të personalizuar po aq interesante se dhe e para.
Ai ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet një automjet tip “Mercedes GLE” i fotografuar në Rinas, i cili mban targën “P44PUN”.
“Edhe “Mercedes GLE”, edhe “pa punë”. Kjo është ç’është…” shkruan gazetari krahas fotos. Komentet dhe reagimet kanë qenë të shumta.
Tashmë dihet nga të gjithë qe ne shqiptarëve na pëlqen pak si shumë të shesim mend, por ndonjëherë vërtet e teprojmë, saqë bëhemi qesharakë.
Në rrjetet sociale sheh përditë makina me targa të personalizuara, për të treguar prejardhjen dhe për t’u kuptuar që je 100% shqiptar edhe kur jeton në fund të botës.