Futet te faqja e bashkisë Korçë, qytetari nuk e beson dot atë që shikon

Nga: Klajdi Pllaha

​1. Kjo faqja e Bashkisë është kthyer në faqen e një lokali që reklamon festën, madje ka filluar mban e rezervime.

2. Kjo hapësira me rezervime nuk është vetëm për të nxjerrë ndonjë lek. Jo, Jo. Është mbi të gjitha për të krijuar ndasi dhe në një festë popullore. Sepse “paria e re” e Korçës nuk mund të qëndroje bashkë me plebenjtë, është psikologjia e vilave në kodër.

3. A bëhet ndonjë trasparencë për të ardhurat e shpenzimet e festës se birrës?! 4.050.000lekë është vetëm buxheti I Bashkisë për festën.

Të ardhurat nga bizneset e shpenzimet nuk deklarohen gjekundi. Pastaj këto rezervimet e biletat do gjenerojnë mjaftueshëm për të mbuluar shpenzimet apo organizatorët do i venë nga xhepi? Po nëse teprojnë do i hedhin në buxhet?

P.s. Kur të mbarojë me festën e birrës do fillojë Bashkia të mendojë ndonjë skemë subvencionimi për rritjen e çmimit të çdo lloj ngrohjeje për qytetarët apo do shpresojmë mos kemi një dimër të gjatë e të ftohtë?!

Me Respekt

një plebe taksapagues.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *