51 mijë lekë është totali i një fature për një shërbim fast foodi take away në Dhërmi.
Qytetari ka porositur dy papate të skuqura që në total i kanë kushtuar 8 mijë lekë të vjetra, shoqëruar me salcë kosi dhe pulë.
Kjo e fundit, e demonstruar në foto, i ka kushtuar 15 mijë lekë të vjetra. I riu shprehet se në kuti alumini i sollën vetëm krahë dhe pjesën e legenit. Ai thotë se pula që i sollën nuk kishte as kofshat.
Qytetari denoncon:
”Mrb do doja te ndaja nje fature me ju dhe nje menyre sherbimi take away ne Dhermi..e kam per te tjeret me mir ta evitojne 2 krah pule+ pjesen e legenit se kofsha skishte 15 mij lek as ne enderr se kam pa jo me ne ballkan e ne europ sa kam bredh..1500 lek i qofte as nusreti ne New York nuk e shet mendoj ? eshte e drejt sipas jush kjo fature dhe pa as nje thike/pirun Po kena honger si ushtaret ne kohe te xhaxhit ??♂️Flm Po e postuat (anonim te lutem)”/JOQALBANIA