Në mes të Tiranës, qeni iu jep një leksion njerzëve si kalohet rruga (Video)

Qeni u jep një mësim të madh qytetarëve në Tiranë. Në mjaft raste janë qytetarët që shkelin rregullat e qarkullimit duke mos e respektuar sinjalistikën.

Kjo përbën burim aksidentesh. Por rasti në fjalë dëshmon se si nganjëherë edhe kafshët janë më të përgjegjshme se sa njerëzit.SHIKO VIDEON

Në videon që do shihni një qytetar ka filmuar se si një qen pret me durim te vizat e bardha ndërkohë që semafori është i kuq.

Por befas aty duket një këmbësore e cila kalon me të kuqe pa problem fare, duke përbërë rrezik jo vetëm për vete por edhe për shoferët të cilët nga ana e tyre e kanë semaforin me ngjyrë të gjelbër.

Qeni megjithatë, nuk dëshpërohet dhe vazhdon të presë derisa të kalojnë makinat dhe të hapet drita jeshile. Një leksion që të mahnit.

Urojmë që kjo video të sensibilizojë ata qytetarë që janë të padurueshëm në rrugë dhe futën si t’u teket qejfi, pa pyetur nëse është drita e kuqe apo jeshile./JOQALBANIA

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *