“Shezllonget dhe uji falas, shërbimi…”, gazetarja nxjerr çmimet nga Greqia: Pse nuk ndodh kjo te ne

Gazetarja Erjona Rusi, e cila ndodhet prej disa ditësh me pushime në Greqi ka publikuar një status lidhur me çmimet dhe shërbimin në vendin fqinj.

Gazetarja shprehet se gjithçka është mirë dhe shtron pyetjen se pse nuk ndodh e njëjta gjë në vendin tonë, ku çmimet kanë shkuar në stratosferë.

“1 kapuçino + 2 lëng portokalli = 17,50 euro

(Rreth 20 mijë lekë)

3 ujë falas

Shezllonet falas

Shërbimi s’kam ç‘tju them, të papërtuar në çdo moment, të buzëqeshur dhe me humor. E madje na qerasën më vonë edhe me një sallatë frutash
të bollshme.

E për ironi thuajse të gjithë punonjësit ishin shqiptarë, vetëm pronari grek.

Tani më thoni pse kjo nuk ndodh tek ne?”, shkruan ajo.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *