Konf li ktet e vjetra mes Stresit dhe Noizy-t arritën të shuhen më në fund pas kaq shumë vitesh, ndërsa “paqja” u vulos zyrtarisht në koncertin “Alpha Show”.
Dy reperat më të famshëm të Shqipërisë, çunat më të kërkuar nga vajzat, më të përfolurit në media, më të ‘mbrojturit’ nga fansat e tyre të flaktë, dhanë mesazhin dhe shembullin më të mirë në skenën e koncertit të Noizy-t.
Ky i fundit e ftoi Stresin në koncertin e tij, ndërsa u ngjitën të dy në skenë dhe u përqafuan para një Shqipërie të tërë, duke vërtetuar se dh un a nuk zgjidh asgjë!
Pajtimi i dy reperëve pas kaq shumë vitesh, ka rikthyer në vëmendje edhe njëherë konfliktet e tyre të vjetra. Përp la sjet mes fansave të grupeve të ndryshme kanë qenë të shumta, mirëpo një rast fatal ka mbetur në mendjet e njerëzve: Rasti i Denis Dollapit, djalit që u pl ag os me th ikë 12 vite më parë dhe vazhdon të jetë edhe sot në gjendje kome. Denis Dollapi u go dit me 11 th ika në trup më 28 Prill të vitit 2010, pranë gjimnazit “Sami Frashëri” të Tiranës.
Por, si qëndron e vërteta e gjithë kësaj ngjarjeje? Kush janë fajtorët? Stresi është rrëf yer ekskluzivisht për “iconstyle.al”.
“Denisi ka qenë shumë djalë i mirë. Ka një familje të përkryer, mirëpo ka qenë edhe adoleshent, shumë i ri. Ai nuk është pla gsur as për mua, as për Noizy-n. Ai është pla gosur për kushëririn e tij, një djalë që këndonte atëherë për Unikkatil-in, i quajtur DMC.”- tha Stresi në hyrje të kësaj interviste.
Nga kush nisi konf li kti?
“Denisi është sot në koma prej kushëririt të vet, anëtar i një grupi “TBA”, quhet DMC. Ai është shkaktari që ka nisur rev olta atëherë. Ai sot jeton në Zvicër shumë i lumtur, ndërsa kushëriri i vet derg jet në koma prej 13 vitesh. Kjo është e vërteta e gjithë të vërtetave.”- tregon Stresi.
E kanë vizituar Denisin?
“Ne kemi qenë në fillimet tona, kemi shkuar tek spitali se na ka ardhur keq dhe na ka penalizuar kjo punë, pa pasur faj as unë, as Noizy. Familja e tij ka bërë çmos për Denisin. Familja e tij dhe kushërinjtë janë në gjendje shumë të mirë dhe nuk e kanë lënë kurrë për asnjë lloj shume monetare, por nuk ka pasur shërim djali sot e kësaj dite. Ka qenë e pamundur për ta kthyer Denisin në këmbët e veta.
Padyshim që neve na ka ardhur keq ndër vite dhe sa herë që kujtohet na vjen shumë keq, por asnjëherë nuk duhet të hedhin njerëzit baltë, apo gazetarët, apo mediat tek unë dhe Rigelsi. Nuk duhet t’i nxisim prapë këto gjëra. Përqafimi që bëmë ne në “Alpha Show” ishte shembulli më i mirë për të rinjtë shqiptarë dhe për reperat sidomos, e për ata që janë me prob leme.”
Ndihma monetare për familjen e Denisit?
“Sa për ta ndihmuar Denisin, jemi gati të hapim fonde që Shqiptarët ta ndihmojnë. Ajo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëjmë për Denisin.
Por kurrën e kurrës, familjarisht flas në emrin tim dhe dy prindërve të mi, flas edhe në emër të ngjarjes dhe jam dëshmitar i ngjarjes, mund të pyesim edhe të gjithë njerëzit që kanë qenë në dijeni atë kohë, që Denisit nuk i ka ardhur as nga fansat e Stresit, as nga fansat e Noizy-t. Ky është një fakt.”- e mbyll Stresi intervistën.