Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se në shtator, me nisjen e sesionit të ri parlamentar, grupi i deputetëve mbështetës të Rithemelimit mund të marrë vendime kundër Enkelejd Alibeajt.
Berisha u pyet në një konferencë për mediat se “a do ketë në shtator vendim për kreun e ri të grupit parlamentar të PD sa kohë nuk e njihni Enkelejd Alibeajn si kreu i grupit dhe a keni biseduar me deputetët e tjerë të PD?”.
Pa dhënë shumë detaje, Berisha tha: “Ka një komunikim për të gjitha problemet me deputetët e PD, të cilat do i mësoni dora – dorës sips produktit dhe rezultateve. Kjo është përgjigja ime”.
Kujtojmë që “Rithemelimi” e shkarkoi nga detyra e kreut të grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeajn.