Është parë i ndarë në gjashtë pjesë trupi i Ervis Martinajt, pas zhd ukjes së tij të mistershme të den oncuar prej familjarëve në Polici, më 11 gusht 2022 – një muaj pas ate nt atit të ndodhur në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku të vd ek ur mbetën tre persona, mes të cilëve Brilant Martinaj, familjar i afërt i Ervisit.
Sipas burimeve konfidenciale të Albanian Post pranë hetuesisë, trupi i Martinajt është parë së bashku me atë të një miku të tij, i copëtuar në gjashtë pjesë.
Në detaje paraprake, mendohet se ai është nxjerrë nga një person i afërt nga banesa (fortesa) e tij, i cili e ka çuar drejt grupeve rivale, siç mëson Albanian Post.
Ajo banesë në Fushë-Kuqe, njihej edhe si vendi më i sigurt ku Martinaj strehohej dhe të afërmit, shpesh, e kanë quajtur edhe kështjella e familjes Martinaj.
Pikërisht prej dorës së tyre, mund të ketë ardhur edhe vr as j a e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj.
Vendi ku ngjarja ka ndodhur është pranë Vorës.
Ndërkaq, detaje të tjera më specifike rreth ngjarjes, pritet të zbardhen nga organet hetimore, për çështjen./Albanianpost.com