3 rusë dhe 1 femër i suImuan, ushtarët shqiptarë dyshohet se kanë humbur shikimin

Dy ushtarë janë he lmuar në Uzinën e Armëve në Gramsh. Ata janë transportuar me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin trajtim mjekësor pasi kanë humbur shkimin. Report Tv është interesuar pranë Ministrisë së Mbrojtjes, e cila ka konfirmuar se ushtarët janë lën duar ndërsa një grup ekspertësh janë nisur nga Ministria e Mbrojtjes dhe e Brendshme drejt Uzinës Mekanike.

Burime për Report Tv bëjnë me dije në su lmin ndaj ushtarëve ishin 3 rusë dhe një femër. Sipas informacioneve të para, ata bënin xhiro prej disa ditësh pranë uzinës dhe mbrëmjen e sotme kanë tentuar të hyjnë në perimetrin e uzinës por janë pikasur nga rojet. Më pas i kanë hedhur sprajt në fytyrë dhe i kanë go ditur. Vetëm një prej rusëve është kapur dhe neutralizuar nga rojet.

Tre personat që kanë tentuar të hyjnë në perimetrin e uzinës së armëve në Gramsh kanë goditur ushtarët, të cilët janë gjetur në tokë nga kolegët por pa ndjenja. Ata ndodhen aktualisht në spitalin e Traumës ndërsa mësohet se kanë humbur shikimin.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *