Në barnë e përdorur vite më parë është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes për shkak të aftësisë që ka për të ndihmuar në rritjen e flokëve dhe parandalimin e rënies së tyre.
Barna me çmim tepër të lirë, ndryshe nga procedurat e shtrenjta të mbjelljes së flokëve, raportohet se ka dhënë rezultate pozitive si te burrat edhe te gratë.
Bëhet fjalë për pilulën Minoxidil, e cila është përdorur për të njëjtin qëllim gjatë viteve 1980 dhe 1990, shprehet Dr. Amanda Doyle, një dermatologe e certifikuar nga bordi me Klinikën Dermatologjike Russak të Manhatanit.
“Pilula është zakonisht e lirë në krahasim me opsionet e tjera të trajtimit; në përgjithësi mund të jetë më kosto-efektive për disa pacientë”, tha Doyle për The Post. “Mendoj se është mirë që njerëzit po ndërgjegjësohen pak më shumë për këtë. Ka shumë literaturë për të, kështu që jam e habitur që nuk ka qenë më në qendër të vëmendjes për kaq kohë”, shprehet ajo.
Megjithëse studiuesit ende po shqyrtojnë saktësisht se si minoxidil – një kimikat i përdorur fillimisht për trajtimin e presionit të lartë të gjakut – ndikon në rritjen e flokëve, Doyle tha se është jashtëzakonisht e sigurt për mënyrën se si administrohet aktualisht pilula orale.
“Është gjetur të jetë efektiv në pacientë të caktuar dhe, në përgjithësi, një ilaç shumë i sigurt kur e përdorim atë në dozë kaq të vogël, siç bëjmë për këtë qëllim,” tha Doyle. “Pra, kur përdoret në një dozë më të ulët, në shumicën e pacientëve, në të vërtetë nuk ka efekte në presionin e gjakut ose masat kardiovaskulare si kur përdoret në doza të larta.”
Megjithatë, trajtimi nuk është ende aq i njohur, dhe as nuk është miratuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave, sipas New York Times . Ashtu si me shumë raste në dermatologji, minoxidil përshkruhet në një mënyrë të pamiratuar të njohur si “jashtë etiketës”.