Teksa Efi, Juna dhe Erjola po laheshin në vaskë në orën dy të natës, nga dritarja e tualetit dëgjohen disa të trokitura.
Sapo Efi hap dritaren në tualet hyn Atdheu e më pas Fationi. Hyrja e tyre në vilën e vajzave është e ndaluar, megjithatë të pestë nuk e mendojnë dy herë që ta thyejnë këtë rregull e të humbasin katër mijë euro.
Fationi: Unë s’jam vetëm, kam marrë dhe Atdheun me vete dhe them të rrimë bashkë të gjithë. Nuk po na shtyhej. Erjola: E dini që është thyer rregulli? Atdheu: Të gjithë po i thyejnë rregullat.
Situata në Kepin e Tundimeve duket se nuk është aq e qetë, pas tensioneve që të rinjtë përjetuan të shtunën e kaluar, pas humbjes së 4 mijë eurove nga buxheti, nga puthja e Klejdit me Anxhelën.
Edhe pse u komentua shumë ajo puthje, duket se Klejdi nuk e ka “vënë ujin në zjarr” dhe është gati që të humbasë edhe katër mijë euro të tjera nga buxheti total, që të puthë Ornelën, pikërisht mikeshën e Anxhelës.
Teksa i ka shpjeguar situatën me Anxhelën, Klejdi nisi të flirtonte në krevat me Ornelën dhe tentoi ta puthte atë. Klejdi: Deri diku e kuptoj reagimin tënd në lidhje me këtë situatë por mendoj se e ekzagjerove pak, ka pasur një flirt mes nesh,. Duke qenë se ishte I njëanshëm është një arsye më shumë që ti të mos reagosh në këtë mënyre. Ti me Anxhelën jeni mikesha, unë nuk kam gjë me ju, duhet ta ruani ju raportin mes jush, jo unë.