DETAJE të reja: Svetlana Timofeeva dyshohet e përfshirë në rrjet spiunazhi, lidhja që ka me shërbimet sekrete ruse

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Gramsh, ku u sulmuan dy ushtarë shqiptarë nga shtetasit rusë dhe ukrainas, të cilët tentuan të futen me forcë në uzinën e ar mëve.

Sipas burime të “News24” një nga shërbimet inteligjente të huaja partnere të vendit tonë, pas ngjarjes së Gramshit, i ka dhënë informacione autoriteteve shqiptare se shtetasja ruse Svetlana Timofeeva që u arrestua në Gramsh, dyshohet të jetë e përfshirë në një rrjet spiunazhi rus.

Po sipas këtyre burimeve, këto shërbime kanë informacione sekrete se kjo shtetase ka lidhje me persona që janë pjesë e shërbimeve sekrete ruse.

Nga hetimet e Prokurorisë së Elbasanit bëhet me dije se dy shtetasit rusë dhe ai ukrainas që tentuan të futen në uzinën e Gramshit, do të hetohen për tre vepra penale që lidhen me spiunazhin dhe pjesëmarrjen në celula spiunazhi./newsbo mb

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *