Dyshimet e Shqipërisë për rusen: I fejuari i 33-vjeçares i ndaluar në Egjipt për spiunazh

Svetlana Timofeevaa 33 vjeç, Mikhail Zorin 23 vjeç dhe një 25 vjeçar kanë hyrë në mënyrë të ligjshme në Shqipëri dhe kanë qenë në bregdet dhe në Korçë para se të mbërrinin në uzinën e Gramshit.

Ata janë të pajisur me pasaportë ruse dhe ukrainse. Tre të huajt e ndaluar për su lm in në uzinën e Gramshit kanë deklaruar para hetuesve se janë blogerë dhe se kanë pasion fotografinë aktivitet të cilin e kanë kryer në shumë vende të botës. Për këtë ata kanë depozituar dhe prova.

Por pavarësisht këta autoritetet dyshojnë për një rrjet spiunazhi prandaj sendet personale të të ndaluarve janë sekuestruar dhe janë çuar në laborator për të zbuluar funksionin e vërtetë të tyre.

Mes pajisjeve teknologjike të sekuestruar janë celularët e të ndaluarve, aparate fotografikë, video-regjistrues, pajisje të dyshuara përg juese, kamera të fshehta etj.

Para mbërritjes në Shqipëri ata kanë qenë në Bullgari, Itali dhe Greqi. Svetlana Timofeeva pjesë e personave që u përfshinë në inc iden tin e Gramshit pasditen e të shtunës, nuk është një emër i panjohur për agjencitë inteligjente Europiane.

Ajo ka një histori interesante udhëtimesh nën shoqërinë e disa personave që pretendojnë se janë “fotograf”. Njëri prej tyre ish i fejuari i saj Arseniy Kotov pjesë e ushtrisë ruse, u arr est ua më Kairo të Egjiptit në Janar 2022. Ai u tha autoriteteve të Egjiptit se ishte një bloger dhe u godit nga disa banorë lokal.

Pas një ndërhyrje disa javore të Ministrisë së Jashtme Ruse ai u la i lirë për tu rikthyer në Rusi.

Për autoritetet shqiptare është e dyshimtë se pse 3 rusët shkuan në uzinën e Gramshit. Aktualisht kjo uzinë është konservuese por në të ardhmen mund të rijetëzohet.

Top Channel

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *