Ndalimi i rusëve dhe ukrainasit bën jehonë në Greqi: Thriller spiunazhi në Shqipëri!

Mediat e huaja i kanë kushtuar rëndësi ngjarjeve të fundit që ndodhën në Shqipëri, ku rusë, ukrainas dhe çekë kanë tentuar të hyjnë në uzinat shqiptare të a rmë ve kanë bërë jehonë edhe në mediat e huaja.

“Protothema” në Greqi thotë se zhvillimet në Shqipëri kanë marrë përmasat e një “thrilleri spiunimi”, ku pas arr estimit të dy rusëve dhe një ukrainasi, edhe 4 çekë janë në duart e autoriteteve.

Teksa i referohet mediave tona, “Protothema” shkruan se çekët u arr estuan brenda një fabrike armësh në qytetin e Poliçanit në qendër të vendit dhe ak uz ohen për “veprimtari të dyshimtë”. Dy prej tyre ndodheshin në zonat kryesore, ndërsa dy të tjerët në tunelet e nëndheshme.

Media greke shkruan se “turistët” çekë kanë pohuar se përfunduan në tunel sepse “humbën rrugën”.

“Ne jemi turistë, po bënim foto, humbëm rrugën dhe u futëm në tunel. Nuk kemi që llime të këqija” , shkruan media teksa i referohet policisë shqiptare.

Informacionet bëjnë me dije se dy shtetasit çekë kanë qëndruar për disa orë në tunelin e ar më ve ku kishte mjete kundërajrore, ndërsa janë vënë re pasi është konstatuar se njëra nga dyert ishte th yer.

Inc ide nti me çekët në Poliçan dhe ai me rusët dhe ukrainasit në qytetin e Gramshit nuk kanë lidhje, edhe pse ndodhen në të njëjtën zonë gjeografike me një distancë prej vetëm 90 kilometrash nga njëri-tjetri, shkruan Protothema.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *