‘Ngatërruam rrugën dhe…’, dëshmia e çekëve që u kapën sot në tunelin e uzinës së Poliçanit

Zbardhen të tjera detaje rreth 4 çekëve të arr estuar sot në Poliçan, pas veprimeve të dyshimta se po fotografonin uzinën e ar ma timeve në këtë qytet.

Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb, se duke iu referuar burimeve konfidenciale, fjalët e para që kanë thënë dy çekët që u kapën në tunel, ishin me justifikimin se kishin humbur rrugën.

“Jemi turistë, po bënim foto, humbën rrugën dhe u futëm brenda në tuneli. Nuk kemi që llim të keq”, mësohet të jenë shprehur dy shtetasit me pasaporta çeke.

Ndërkohë pas kontrolleve u ndaluan dhe dy bashkëjetueset e tyre. Mësohet se dy shtetasit çekë kanë qëndruar për disa orë brenda tunelit të ar mati meve ku kishte kundërajror, ndërsa u kapën pasi u konstatua se një prej dyerve ishte shkallmuar.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *