PIagosja e ushtarëve shqiptarë, reagojnë bujshëm kryeministri Rama dhe Kurti

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin e sotëm në uzinën ushtarake të Gramshit. Prioritet në statusin e Ramës kishte kritika për ata që sipas tij përdorën këtë ngjarje për interesat e tyre, duke i cilësuar këta të fundit si “gjela laramanë”.

Për inc ide ntin Rama tha krenar për rojet ushtarake që arritën të neutralizojnë tre të huajt të dyshuar për spiunazh.

“Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh!”-shprehet Rama.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dë nuar in cid entin e ndodhur mbrëmë në uzinën e përpunimit të ar mëv e në Gramsh.

Teksa uron shërim të shpejtë për dy ushtarakët që u lë nduan mbrëmë në përleshjen me tre të huajt që tentuan të hynin në uzinë, Kurti kërkon që të zbardhen sa më shpejt rrethanat e ngjarjes.

Reagimi i plotë:

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, në emër të Qeverisë, e dë non inc ide ntin në Uzinën ushtarake në Gramsh, ku dy shtetas me pasaporta ruse dhe një ukrainase kanë ten tuar të hyjnë mbrëmë.

U dëshirojmë shërim të shpejtë dy ushtarakëve shqiptarë të lë nduar nga sulmi me sprej neoparalizues.

Ministria jonë e Mbrojtjes, është në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.

Urojmë që hetimet që po vijojnë nga autoritetet e Shqipërisë të zbardhin sa më shpejtë rrethanat e ngjarjes.”-shprehet Kurti.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *