Ka ndërruar jetë në Sarandë një turist italian. Ky i fundit i identifikuar si shtetasi me iniciale G. V., 77 vjeç, ka qenë në bregun e detit, teksa i ka rënë infarkt dhe ka ndërruar jetë.
Rastet që pushuesit kanë humbur jetën si pasojë e infarktit këtë verë në vendin tonë kanë qenë të shumta. Kryesisht janë mosha të mëdha.
Vetëm një javë më parë, një tjetër turist italian ndërroi jetë si pasojë e infarktit sapo hyri në det për t’u larë. Në raportin e policisë thuhej se kishte konsumuar shumë alkool.
Për ngjarjene sotme ka reaguar zyrtarisht edhe policia e qytetit bregdetar të Sarandës, e cila ka dhënë një informacion paraprak për këtë ngjarje.
“Më datë 21.08.2022, rreth orës 14:30, në plazhin e Çentralit, Sarandë, shtetasi italian G. V., 77 vjeç, duke qëndruar në afërsi të bregut të detit, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë së qytetit bregdetar.