Vladimir Putin ka pësuar poshtërim të mëtejshëm pasi tre spiunë rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në një fabrikë ar mës h në Shqipëri. Kështu raporton media e njohur britanike “Express”, e cila i referohet ngjarjes së një ditë më parë në vendin tonë.
“Ngjarja ka ndodhur të shtunën në qytetin e Gramshit, ku ndodhet një bazë ushtarake me një fabrikë ar më sh. Fabrika e Gramshit përdoret për të çmontuar ar m ët e vjetra, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë. Dy rusë dhe një ukrainas u kapën nga personeli i sigurisë teksa po ten tonin të hynin në ambiente”, thuhet në shkrimin e Express.
Më tej media britanike thotë se një nga të dys huarit meshkuj dyshohet se su lmoi rojet me një sprej paralizues, ndërsa përpiqej të bënte fotografi.
Dy nga efektivët e sigurisë u pl ag osën nga su lmi dhe u dërguan në spital, ku gjendja e tyre cilësohet si e qëndrueshme.
Më tej Express i referohet deklaratës së ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, por edhe reagimit të kryeministrit Rama.
Ndërsa sa i takon, 33-vjeçares Svetlana Timofeeva Express shkuan se ajo ka mohuar çdo lidhje me agjencitë e inteligjencës ruse. Pavarësisht mohimeve të saj, dyshimet vazhdojnë për natyrën e vërtetë të udhëtimeve dhe fotografive të saj.