Rojet ishin në gjumë, si përfituan 4 çekët të futeshin brenda zonës së ndaluar në Poliçan

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen në uzinën e Poliçanit.

Gazetarja Eneida Petova, duke iu referuar burimeve konfidenciale, në lidhje me ndalimin e 4 shtetasve cekë , tha për BalkanWeb se këta të fundit kishin hyrë gjatë natës në një nga tunelet. Ngjarja mendohet se ka ndodhur rreth orës 3-4 të mëngjesit.

Sipas burimeve të Petovës, shtetasit e huaj pasi kanë parkuar mjetin diku afër tunelit, kanë përfituar nga fakti që rojet kanë qenë në gjumë dhe pasi kanë shqyer një nga dyert e tunelit të ar mati meve kanë fotografuar aty më pas kanë dalë.

Pasi rojet kanë dëgjuar zhurma, kanë njoftuar policinë dhe kjo e fundit ka bërë shoqërimin e tyre në komisariat./balkanweb

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *