Mbrëmjen e djeshme dy rusë dhe një ukrainas tentuan të hyjnë në bazën ushtarake të armëve në Gramsh, teksa pl agosën dy ushtarë shqiptarë.
24-vjeçari Mikhail Zorin, Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjeç janë autorët e këtij sulmi, ndërsa të pl agosurit janë Albi Bici dhe Ardian Xhaka.
Pas arr estimit të tyre ato kanë dëshmuar duke i thënë policisë se ishin fotografë dhe kishin blogerat e tyre ku reklamonin kryesisht foto dhe video të ish bazave ushtarake të Bashkimit Sovjetik.
Ata kanë thënë se fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti, ndërsa kanë treguar se kanë fotografuar bunkerë dhe tunele të nëndheshëm, si dhe vende të uzinës.