Vajza pa komplekse Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekiçi përfliten prej kohësh se po jetojnë një histori dashurie.
Ndonëse ato vetë nuk kanë thënë asgjë lidhur me këtë çështje, detajet e kapur nga ndjekësit dhe mediat i kanë nxjerrë zbuluar edhe një herë.
Para disa kohësh, dyshja publikuan disa foto nga një restorant, ku vihej re se ambienti dhe tavolina ishin identike, teksa u ngritën dyshime se janë të lidhur.
Megi dhe Endri janë kapur përsëri mat, ndonëse janë të heshtur për të treguar se çfarë lidhje kanë me njëri-tjetrin.
Megi ka publikuar një fotografi ku pozon para pasqyrës së një ashensori.
Gjithashtu dhe vetë Endri ka publikuar në Instagramin e tij një foto po në të njëjtin ashensor.
Në cep të fotos, vihet re se është pasqyruar diçka e bardhë, e njëjtë me ngjyrën e fustanit të Pojanit.
Endri Çekiçi aktualisht luan për Konyaspor në Turqi, ndërsa me këto foto duket se bashkë me Megin po shijojnë dashurinë.