As në hotel dhe as në Gramsh, ja ku qëndruan tre ditë rusët e dyshuar për spiunazh

Dy shtetasit rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva e 23 vjeçari Mikhail Zorin dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një inc id enti në uzinën ushtarake në Gramsh. Ata su lmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në vendroje.

Me urdhër të Drejtorisë së AntiTerrorit këta tre shtetas të huaj po merren në pyetje pasi dyshohet se mund të jenë pjesë e një celule spiunazhi,. Madje, edhe sendet e tyre personale janë duke u kontrolluar.

Mësohet se ata nuk kanë fjetur në asnjë hotel në Gramsh apo në zonën përreth, por janë improvizuar në një vend që mund të konsiderohet si pikë strategjike për të vazhguar uzinën e ar më ve.

Sipas burimeve pranë grupit të hetimeve mësohet se të a kuzua rit për spiunazh kanë qëndruar dhe kanë fjetur për tre ditë me radhë në kodër mbi uzinën e Çekinit, ku ndodhet një ish-repart ushtarak i br aktisur, i cili më parë ka qenë kundërajrori për mbrojtjen e uzinës. Pra, duket sikur ata dinin çdo detaj.

Edhe dëshmitarë okularë i kanë parë tre të huajt të qëndronin brenda në ish-repartin ushtarak të braktisur. Aktualisht ai nuk ka asnjë funksion, por vetë vendndodhja dhe pamja që të jep të shtynë të mendosh më tej për qëllimin e vërtetë të tre të rinjve, të cilët para hetuesve kanë këmbëngulur se janë “blogerë” apo “turistë aventurierë”.

Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe Fiodor Mihailoviç, kanë vëzhguar me detaje uzinën e Çekinit gjatë tre ditëve që kanë fjetur në ish-repartin e br aktisur dhe kanë qëndruar pranë saj në një vend ku nuk ishin të ekspozuar.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *