Hipokrizia e qeverisë! Krenohet me sportistët shqiptarë që nuk i mbështeti kurrë

Rëndom mund të keni parë në rrjet ditët e fundit disa foto të kampiones shqiptare Luiza Gega me ministren e MAS Evis Kushin. Kjo e fundit ka pozuar edhe sot me boksierin kampionin Florian Marku.

Dëshpëruese taktika e qeverisë shqiptare për të marrë pak nga fama e kampionëve kur e vetmja gjë që i ka çuar para sportistët ka qenë merita e tyre dhe jo mbështetja hipokrite që supozon shteti që i ka dhënë.

Mjafton të sigurojnë një foto për Facebook e të dalin bukur para kamerave, por çdo individ i marrë me çfarëdolloj sporti në vend e di fare mirë që është një ndër sektorët ku vidhen më shumë fonde dhe kushtet janë skandaloze.

Ka qenë vetë Gega e cila para disa kohësh denonconte neglizhencën e mbështetjen e munguar nga qeveria e ministria dhe vëmendja drejt saj u kthye vetëm kur mori disa tituj kampione në mënyrë që titullarët e qeverisë ta përdornin për propagandën e tyre.

Ajo kërkonte ndihmën e mediave mbi denoncimin e hapur që i bënte qeverisë, për të cilën shprehej se edhe uniformën përfaqësuese e blinte vetë, pa përmendur faktin që i mungonte pista për t’u stërvitur dhe shteti nuk i paguante as dietat.

Fatmirësisht të njëjtin fat nuk e ka patur boksieri Marku pasi ai zgjodhi të mbante flamurin shqiptar edhe pasi emigroi në Angli.

Por në të dyja historitë, një gjë është e përbashkët: Qeveria të mbështet vetëm atëherë kur i duhet si pjesë plotësuese e puzzle-it propagandiatik qeveritar dhe jo kur një insivid ka potencial për të çuar para reputacionin e mirë të vendit.

Si Luiza dhe Floriani ka shumë në Shqipëri, por me siguri me neglizhencën që i bën shteti do të zgjedhin të mbajnë flamurin e një tjetër vendi e për këtë s’u thua dot gjysmë fjale!/JOQ

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *