U shpall kampione e Europës, Luiza Gega pritet me ceremoni si heroinë e vërtetë (VIDEO)

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë në kryeqytet po mbahet ceremonia për nder të Luiza Gegës, e cila u shpall kampione e Europës në atletikë në garën 3000 m me pengesa në Gjermani.

Kampionia e Europës, Luiza Gega u prit në Kryeministri nga kryeministri Edi Rama. Ndërsa duartrokitjet e qytetarëve ishin të shumta.

E veshur me ngjyrat kuqezi Gega bëri “paradë” me një makinë të kuqe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Gegës do t’i dorëzohet sot Kordoni i madh me Yllin për Mirënjohje Publike.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *