E rëndë! Studenti bie nga skela e pallatit në Durrës dhe humb jetën

Një djalë i ri ka ndërruar jetë në qytetin e Durrësit, pasi është rrëzuar nga skela e një pallati ku punonte gjatë muajve të verës.

Bestar Veliu, një gjimnazist shembullor, dhe student i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës punonte në ndërtim gjatë muajve të verës për të siguruar të ardhura për familjen e tij si dhe për të përballuar shpenzimet e shkollës.

Ngjarja fatale ka trishtuar të afërmit dhe miqtë e studentit që u nda nga jeta në lule të rinisë. Ngushëllimet për të kanë qenë të shumta.

Për fat të keq gjatë këtij viti kemi pasur shumë humbje jetë të punëtorëve që punojnë në ndërtim dhe mesa duket vazhdon heshtja e instituticioneve përgjegjëse.

Thjesht mjaftohen me një shoqërim të administratorit të firmës, që qëndron disa orë në rajon dhe kaq, ndërkohë kjo heshtje e shtetit vazhdon të marrë jetë njerëzish.

Kushtet e punës në këto firmat e ndërtimit janë skandaloze, ndaj dhe kemi pasur shumë humbje jete të punojësve që punojnë për bukën e gojës në këto firma.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *