Meta nën hetim nga SPAK, vjen reagimi i bujshëm nga Yuri Kim

SPAK ka nisur hetimet për ish presidentin, Ilir Meta, lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Ajo shkruan se kërcënimet dhe nxitjet për prokurorët dhe gjyqtarët dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi në Shqipëri nuk duhet të pranohen më si “normale”.

Ajo shton se për një kohë të gjatë, të pasurit dhe/ose të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm., por tani ata janë të shqetësuar, pasi mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi.

Postimi i plotë:

Yuri Kim: Kër c ën imet dhe nxitjet për prokurorët dhe gjyqtarët dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi në Shqipëri nuk duhet të pranohen më si “normale”. Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për anëtarësim BE-së dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Për një kohë të gjatë, të pasurit dhe/ose të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm. Tani ata janë të shqetësuar, mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi. Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë dhe më e qartë se askush – ASKUSH – nuk është mbi ligjin.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *