Në prag të sfidës, shihni kush ka ardhur për të mbështetur Markun në “Air Albania”

Kanë mbetur edhe pak minuta nga ngjitja në ring e Florian Markut, ndërsa momentalisht po luhen ndeshjen e fundit. Atmosfersa në “Air Albania” sa po vjen e po bëhet akoma edhe më elektrizuese.

Ndeshja mes Markut dhe Ramirez pritet të nisë rreth orës 21:00, ndërsa në stadium kanë mbërritur edhe figura të njohura jo vetëm të boksit.

Dy legjenda të Kombëtares, Igli Tare dhe kapiteni legjendar Lorik Cana po presin pranë ringut të shohin performancën e “Albania King”.

Në një intervistë për Top Channel, pak ditë më parë, boksieri shqiptar e cilësoi kundërshtarin të fortë, por tha se do të luftojë për të marrë një fitore në atdhe.

“Kundërshtari është meksikan goxha i fortë nuk jam ndeshur kurrë me meksikan dhe thonë që janë të fortë ndeshen nga afër dhe kanë shumë qejf knockout-in por jam shumë i përgatitur, nuk ka shance do të jap shpirtin për të fituar në mes të Shqipërisë.

Nuk kam përjetuar asnjëherë emocion të tillë të ndeshem në një stadium futbolli ku do të ketë mijëra shqiptarë, besoj kur të futem në stadium në ring dhe do shoh mijëra flamuj nuk e di…por vetëm kur e mendoj më rrëqethet mishi”, tha ai./abcnews.al

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *