Blogerja shqiptare taIIet me fëmijët jetimë, pyet se si mund ta vizatojnë një shtëpi (Video)

Blogerja shqiptare Dea Mishel Hoxha, ka publikuar një video në TIK TOK ku tallet me fëmijët jetimë dhe faktin që rriten në jetimore dhe jo në një shtëpi.

Dea me tone tallëse pyet se si mund ta vizatojnë një shtëpi fëmijët jetimë, ndërsa në shumë pjesë të videos qesh me ironi.

Blogerja duke bërë ‘humor të zi’, ajo pyet nëse shtëpia në vizatimin e një jetimi është ajo klasikja me çatinë lart apo forma e institucionit ku rriten

“Sot kam një tjetër mendim, këtë nuk e di a do ta them. Por, do e them, nëse ju ma merrni për keq, është problem juaj. Kur fëmijëve jetimë ju kërkohet…(qesh)…thjesht jam kurioze dhe rastis që kurioziteti im ju bën për të qeshur, por nuk po tallem, nuk po tallem. Nëse fëmijëve jetimë…(qesh), fëmijëve jetimë ju kërkohet të vizatojnë një shtëpi, a e vizatojnë një drejtkëndësh me një trekëndësh sipër apo një katror kështu me shumë dritare në formën e një institucioni. Tani më vjen për të qarë,”- thotë Dea.

Kjo ka bërë që shumë ndjekës të shkruajnë pranë redaksisë së JOQ dhe të denoncojnë dhe kritikojnë blogeren shqiptare e cila tallet me fatin e fëmijëve jetimë, një tematikë të ndjeshme për shumë nga shqiptarët të cilët janë irrituar me këtë sjellje të Deas

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *