Me zor fitoi ndaj meksikanit, e madhe ajo që ndodhë tashmë me Florian Markun

Florian Marku do ketë nesër në 11:00 një ceremoni nderimi në kryeministri. Ka qenë kreu i ekzekutivit, Edi Rama ai që ka njoftuar se njëjtë si për Luiza Gegën, boksieri Marku do ketë një nderim për fitimin e WBC Silver kundër meksikanit Perra.

Për ngritjen e flamurit kuqezi dhe dëgjimin e himnit në arenën ndërkombëtare, këto janë motivet pse Marku do ketë nderim njëjtë si kampionia e Europës në Atletikë, Luiza Gega.

“Nesër, 27 gusht ora 11:00, nderojmë një tjetër krenari kuqezi, kampionin që e ngjiti flamurin shqiptar në majën e botës, Florian Markun dhe kush dëshiron e ka mundësi të na bashkohet është i mirëpritur”, njofton Rama.

Ndërkohë sot pasdite, Marku do vlerësohet me cmimin “Qytetar Nderi” i Lushnjes. Njoftimi është dhënë nga deputeti Taulant Balla.

“LUSHNJA???NDERON SOT ORA 18.30 ME TITULLIN “QYTETAR NDERI” DJALIN E SAJ, KAMPIONIN Florian Marku?????? Ju presim të gjithëve tek Shtëpia e Kongresit dhe më pas në SHESH”.

Të mendosh që fitorja e mbrëmshme e Markut ndaj një rivali aspak të fortë dhe të behet gjithë ky angazhim dhe nderim, është pak e tepërt.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *