E çmendur! Ja sa duhet të punojë një shqiptar për të blerë 1 litër naftë

Një litër naftë kushton sot sa 55 minuta pune në Shqipëri. Vlera llogaritet me pagën mesatare të punonjësve dhe çmimin e fiksuar të karburantit në 6 muajt e fundit.

Mesatarisht, në 8 shtetet e tjera europiane, ku nafta është më e shtrenjtë se këtu, nevojiten 7 deri në 10 minuta punë për të blerë një litër naftë.

Këtë javë një litër naftë shitet në treg 239 lekë, duke pozicionuar vendin tonë të 11-tin në botë për çmimin më të shtrenjtë.

Edhe në shtete si Maqedonia e Veriut, Serbia e Mali i Zi, me një orë punë mund të blihet më shumë karburant se sa në Shqipëri.

Në rajon, Shqipëria mban prej disa vitesh vendin e parë për çmimin më të lartë të blerjes në pompë, e ndikuar kjo nga taksat direkte që vilen për çdo litër që hidhet në makinë.

Edhe pse prej kohësh është ngritur një Bord nga qeveria për të vendosur cmimet e karburantëve, historia përsëritet, shqiptarët e paguajnë më shtrenjtë se kushdo tjetër në rajon naftën.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *