Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, vjen reagimi i parë nga qeveria shqiptare

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e mjeteve identifikuese. Ajo e konsideron një lajm të mirë jo vetëm për dy shtetet, por për të gjithë rajonin teksa ka falënderuar dhe BE-në lehtësimin e dialogut.

“Një lajm shumë i mirë për rajonin. Kosova dhe Serbia kanë një marrëveshje nga e cila përfitojnë si shqiptarët ashtu edhe serbët. Dialogu është gjithmonë rruga. Urime të dy liderëve dhe mirënjohje BE për lehtësimin e dialogut”, shkruan Ministrja në Tëitter.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *