Pas videos taIIëse të blogeres, reagon Einxhel Shkira: Çfarë të mbjellësh, do korrësh!

Dea Mishel bëri një lëvizje të gabuar me postimin e saj të fundit. Një video të postuar në TikTok nga blogerja, ngjalli një mori reagimesh dhe kritikash nga fansat dhe ndjekësit e saj.

Në videon e postuar blogerja është përpjekur të bëjë një batutë për fëmijët jetimë duke thënë: “Fëmijët jetimë kur u kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion.”

Kjo “batutë” nuk ka rezultuar si e tillë, pasi ndjekësit e kanë konsideruar si një cënim ndaj fëmijëve jetimë të cilët nuk e kanë një strehë familjare por detyrohen të qëndrojnë në institucione.

Edhe pse gjatë realizimit të videos, Mishel e prek vetë fenomenin duke thënë se nuk duhet të bëjë shaka me këtë pjesë, kjo nuk e ka ndaluar blogeren ta publikojë videon.

Mes reagimeve të shumta nga ndjekësit, ka reaguar dhe Einxhel Shkira me një status të gjatë në Twitter. Ajo thotë se shoqëria shqiptare zgjedh modele të gabuara. “Ndoshta duhet të na bëhet mësim që mos gjykojmë më askënd nga pamja por nga kontenti, nga çfarë nxjerim nga goja, nga çfarë ëndrrash dhe qëllimesh kemi.”

“Nuk do sulmoj kurrë një vajzë, sidomos në momente të dobta…S’është ky një qëllim as zgjidhja e asgjëje me vlerë sepse s’ka asnjë benefit për mua!!Ju tashmë jeni të rritur e të vaksinuar dhe e keni marrë edukatën tuaj, por di të them që gjithsesi duhet të zgjedhim me mençuri shembujt që ndjekim dhe të kemi të qartë çfarë pëlqejmë, presim apo marrim prej tyre, që të mos shpërthejmë kur s’marrim pas çka shpresonim!

Ndonjëherë tregohemi paragjykues dhe krijojmë pritshmëri të gabuara, prandaj na ndodh të zhgënjehemi për keq, por me raste dhe për mirë. Ndoshta duhet të na bëhet mësim që mos gjykojmë më askënd nga pamja por nga kontenti, nga çfarë nxjerim nga goja, nga çfarë ëndrrash dhe qëllimesh kemi…dhe të mos presim gjëra të mëdha nga ata që s’na kanë bërë premtime të mëdhaja, apo të grushtojmë çdo ditë ata që na qajnë hallet po s’na pëlqen si na i qajnë dhe për ta s’tolerojmë kurrë asnjë presje!

Të na bëhet mësim të vlerësojmë më shumë dikë që përpiqet dhe të mos jemi të vrazhdë me ta, të na bëhet mësim mos presim të sjellin paqe në botë ata që ndoshta thjeshtë janë vet shumë paqësor…Megjithatë jam e qetë në fund të ditës, s’i kërkoj llogari askujt për ato çka s’pëlqej sepse ose i kam zgjedhur vet ose s’kam patur kurrë asnjë pritshmëri të tepruar prej tyre!

Pastaj mos harrojmë si thuhet dhe nga populli ‘Çdo mbjellësh, do korrësh!’ Nëse s’ju pëlqen ç’ka po hani, mos harroni e keni mbjellur vet ju…”

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *