Ç’po ndodh me Megi Pojanin? Shfaqet në gjendje aspak të mirë shëndetësore (Video)

Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.

Por, këtë herë Megi është shfaqur pak më ndyshe. E sapo zgjuar nga gjumi, kollë, rrufë dhe flokë të pakrehura janë atë ccfar bukuroshja ka shfaqur në instastory, duke dashur të tregojë që është e sëmurë.SHIH VIDEON

Megi Pojani dhe Endri Çekiçi përfliten prej disa muajsh se kanë nisur një lidhje megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka pranuar asgjë.

Megjithatë, fansat e dyshes janë të bindur se ata janë bashkë duke marrë parasysh detajet që kanë vënë në rrjete sociale, të cilat tregojnë shumë për ta.

Një ditë më parë, ata u kapën sërish “mat”. Futbollisti postoi një fotografi në një ashensor gjithashtu edhe Megi. Në cep të fotos që ndau Endri, vihej re një copë e bardhë, e ngjashme me fustanin që kishte veshur Megi. Kaq mjaftoi që të riktheheshin sërish në qendër të vëmendjes së mediave.

Së fundmi, Megi ka provokuar duke postuar një foto ku shihen dy filxhanë çaji, teksa ka shkruar: “Pleqërojmë bashkë.” Çaji është i pandashëm për turqit, dhe përmes kësaj fotoje, Megi ka treguar se ndodhet në Turqi. Endri jeton prej kohësh atje, ku luan për një nga ekipet vendase.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *