Do të heshtim! Donald Veshaj zbulon ç’do ndodhë më 1 shtator (foto)

Donald Veshaj ka vendosur që vjeshtën ta nisë duke na bërë të heshtim. Jo ne specifikisht, por kujtdo që ja dedikon këngën e re, që besoj e keni kuptuar se titullohet “Hesht”.

Në fakt, aktori është duke shijur një periudhë të sukesshme të karrierës së tij, mes programit me Romeon, koncerteve tê të dyve bashkë me Elgit Dodën dhe vëmendjes jo të pakët që merr nga marrëdhënia me Bora Zemanin (dhe Beatrix Ramosajn pse jo).

Gjithsesi; le të flasim pak për muzikën e tij, që duket se ka marrë një pjesë të rëndëdishme të krijmtarisë së Donaldit dhe që në 1 shtator do të vijë me një këngë që me siguri flet për dashurinë. E duke gjykuar nga titulli, jo atë të lumturën

Donaldi ka postuar një foto nga videoklipi i projektit, që ka vibe-n e “Arcade”, me ngjyrat bardh e zi të cilat e kemi kuptuar që artisti i dashuron, ndërsa na bën me dije edhe datën kur publikohet.

Donald Veshaj duket se i ka hyrë seriozisht muzikës. Vetëm pak minuta më parë, ai ka paralajmëruar këngën e tij më të re. Donaldi ka publikuar në Instagram disa foto të reja ku shfaqet në det, krahas së cilave ka shkruar një varg nga teksti.

“Te kuptoj me mire me sy se me fjale…”, janë fjalët e Donaldit që menjëherë fansat i kanë interpretuar si dedikim për Borën.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *