Momente paniku në Shqipëri, futbollisti bie pa ndjenja në mes të ndeshjes (VIDEO)

Momente paniku janë regjistruar gjatë ndeshjes Egnatia-Tirana, ku lojtari bardheblu Klevi Qefalia ka rënë pa ndjenja në tokë.

Pas një përpl asje në fushën e lojës me një lojtar kundërshtar, Qefalia ka rënë pa ndjenja dhe futbollistët e tjerë kanë kërkuar menjëherë ndërhyrjen e ambulancës.

18-vjeçari është nisur drejt spitalit të Durrësit dhe pas panikut që kaluan futbollistët dhe tifozët në Rrogozhinë ndeshja u ndërpre për të paktën 12 minuta, për të rinisur sërish. Nga sa mësohet gjendja e futbollistit është e stabilizuar.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *