Aulona Musta ka 2 fjalë për Borën dhe Donaldin, duam apo s’duam ka të drejtë

Donald Veshaj dhe Bora Zemani duket se janë bashkë dhe sic pritej gjithë vëmendja është rikthyer te dyshja, për të cilën publiku ka shumë kuriozitet.

Së fundmi, dikush i ka kërkuar moderatores Aulona Musta, të jap mendimin e saj për çiftin e njohur. Sipas saj, njerëzit duhen lënë të jetojnë jetën e tyre.

“Lëreni njerëzit të bëjnë ç’të duan në marrëdhëniet e tyre!!! Ky është i vetmi mendim! Pse duhet të kem unë një mendim për marrëdhënien e tyre?

Dhe nëse unë e kam një mendim? Përse duhet të themi me zë të lartë mendimet që ne kemi për një çift, cilido qoftë ai çift, nëse nuk vijnë ata të na pyesin: çfarë mendimi keni për ne, ju lutem?”, ka shkruar ndër të tjera Aulona, duke folur shumë hapur.

Bora Zemani ka shkaktuar sërish “rrëmujë” në rrjet. Moderatorja publikoi disa fotografi nga festivali Sunny Hill, në njërin prej të cilëve vihej re një djalë i ngjashëm me Donaldin. Fansat vërshuan menjëherë në komente duke i vënë në pah se kishte postuar një foto me të duke konfirmuar se janë bashkë.

Mirëpo, ndonëse të gjithë menduan se ishte aktori i humorit, duke iu referuar stilit dhe veshjes, në fakt nuk bëhet fjalë për të. Por në fakt, djali në foto është Sardi Strugaj, me të cilin moderatorja ka një raport të ngushtë. Bora është kujdesur që ta presë pak foton për të mos treguar imazhin e plotë të tij.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *