Ngjarja e rëndë me 11-vjeçaren nga 5 persona, Drejtori i Policisë në Kosovë jep dorëheqjen!

Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Prishtinë ku një 11-vjeçare u për d hun ua nga 5 persona, ka tr ond itur mbarë shqiptarinë.

Shumë qytetarë kanë kërkuar dënim maksimal për autorët teksa shumë të tjerë kanë kërkuar që ata të bëhen shembull publikisht.

Pasi ngjarja mori përmasa të mëdha, është bërë me dije se Samedin Mehmeti Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqjen.

Ai që e ka bërë publik lajmin ka qenë Xhelal Sveçla ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë.

“Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës. Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të d huni mit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”,-shkruan Sveçla.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *