Teksa zv/drejtori Tonin Vocaj po mban përkohësisht postin që ia hoqën Gledis Nanos, emri më i përfolur që thuhet se do të emërohet në krye të Policisë së Shtetit do të jetë Muhamet Rrumbullaku.
Rrumbullaku, kreu aktual i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (ish-SHÇBA) thuhet se ka pranuar propozimin e Çuçit dhe ka po ashtu edhe miratimin e Ramës për postin e dytë më të rëndësishëm të Ministrisë së Brendshme.
Ai ka qenë drejtor i Policisë së Tiranës dhe këshilltar i kolonel Dritan Demirajt, ministrit të Brendshëm demokrat nga radhët e PD në qeverinë teknike të vitit 2017.
Pavarësisht se Rrumbullaku është i djathtë, ai do të mirëpritet në gjirin e socialistëve. Ironik është fakti se PS (gjatë kohës që ishte në opozitë) e ka ak uz uar Met Rrumbullakun për shoqëri me vr as ës si pjesë të grupit të çiftelisë.
Kjo, referuar fotos të tij në një drekë me Arben Frrokun, autorin e vr as j es së komisarit Dritan Lamaj.
Fotoja ishte shkrepur tre ditë para se të ndodhte v ra sj a, në vitin 2014.
Pavarësisht ak uza ve, Rrumbullaku u vu drejtor i SHÇBA dhe tashmë Drejtor i ardhshëm i Policisë së Shtetit./JOQALBANI