Muhamet Rrumbullaku pritet të zërë vendin e Gledis Nanos në krye të Policisë së Shtetit.
Ashtu siç ka raportuar me herët CNA.al, Rrumbullaku ka pranuar të marrë detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Por, problemi qëndron tek grada, pasi Drejtori i Përgjithshëm, duhet të ketë gradën drejtues i parë ose drejtues madhor.
CNA.al mëson se pritet që ai të ekuivalentojë gradën, pasi ka qenë drejtues i lartë i Policisë së Shtetit dhe aktualisht është drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, por që vendin e tij është emëruar, po sot, Ardi Veliu, ish Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Rrumbullakut do t’i duhen disa ditë për ekuivalentimin e gradës si drejtues i parë dhe më pas pritet vendimi i Qeverisë për emërimin e tij si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit./CNA.al