Humbi jetën sot në Tiranë, 25-vjeçarja u martua më 6 gusht, do ikte këtë muaj në Angli

Marjana Sahitaj kishte pak ditë që kishte lidhur kurorë dhe po priste ditën e udhëtimit për t’u bashkuar me bashkëshortin e saj në Angli, por një shofer që drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve na rkotike i preu ëndrrat në mes.

25-vjeçarja ishte martuar në 6 gusht të këtij viti dhe pas një jave do të largohej nga Shqipëria. Natën e kaluar, ajo po qëndronte ulur në oborrin e prindërve të saj kur 40-vjeçari Sajmir Thaçi humbi kontrollin e mjetit tip “Audi”, u përp las me portën e banesës dhe pasi ka hyrë në oborr ka goditur të renë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se shtëpia ndodhet buzë rrugës dhe pranë një kthese. 25-vjeçarja u dërgua në spitalin e Traumës, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Bababi se së bashku me djemtë ngritën portën që kishte zënë poshtë 25-vjeçaren dhe nxorën vajzën për ta çuar në spital, por ajo nuk mundi të mbijetojë.

“Ka dalë goca nga shtëpia, sa ka dalë kemi dëgjuar krisma, goditje të forta. Kam dalë me vrap, kam parë vetëm pluhur dhe tym. Makina ishte atje (në cepin e oborrit).

Matanë makinës ishte porta e rënë. Gruaja doli të gjente Marjanën në rrugë. Poshtë portës ishte vajza e shtrirë. Me çunat kemi ngritur portën, tërhoqëm vajzën dhe e çuam në spital. Nuk pati fatin të shpëtonte”.

Published
Categorized as Lajme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *