Pas Ballukut e cila mësoi shqiptarët të lajnë rrobat me 30 gradë dhe ta përdorin lavatriçen sa më pak brenda një jave, edhe KESH ka një thirrje për shqiptarët ku u kërkon të kursejnë energji duke fikur 2 llamba për 4 orë.
Me anë të një postimi në Facebook, KESH shkruan se kjo do të sillte 654 lekë më pak në një faturë dhe se në vit do të kurseheshin 39,3 milionë lekë.
Postimi i Plotë:
Kursejmë energjinë që ta kemi!Sa herë që kursen energji, ti ke kursyer para! Fikni 2 llamba për 4 orë, çdo ditë dhe kjo do të përkthehet në 58.4 kwh të kursyer në vit dhe 654 lekë më pak në faturën tuaj. Sikur këtë veprim ta kryejë çdo familje e një qyteti në vend, do të kursehej mesatarisht 3,500 MWh dhe 39,3 milionë lekë në vit, ndërsa sistemi energjetik do të kursejë nga kostot e importit në kushtet e sotme, mesatarisht 307 milionë lekë në vit për çdo qytet.